Mesfushori i Kosovës, Idriz Voca që luan me sukses tek Luzerni, po kërkohet nga klubi gjerman Werder Bremen.
Forma e mirë e Vocës ka bërë që klubi aktual i Milot Rashicës të shfaqë interesimin për transferimin e tij në këtë afat kalimtar. Transferimi i 23-vjeçarit në Gjermani duket shumë i mundshëm, ani pse ai ka kontratë me skuadrën zvicerane edhe për një vit tjetër.