Dje rreth orës 23:00 në fshatin Mushtisht të Suharekës, është raportuar për një rrahje mes katër personash.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se katër persona të dyshuar pas një aksident trafiku janë përfshirë në rrahje, ku dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor në spitalin rajonal Prizren.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.