Dje qeveria e Maqedonisë së Veriut ka marrë vendim që testi PCR të jetë i detyrueshëm për qytetarët e Kosovës, të cilët do të hyjnë në këtë vend.
Për parandalimin e përhapjes së koronavirusit me propozimet e miratuara në vendim për masa janë shtuar dy qëndrime:
– Vërtetim mjekësor me rezultat negativ për PCR SARS-CoV-2 për fëmijë, të dorëzohet kur fëmija ka mbi 10 vjeç.
– Shtetasit e Republikës së Kosovës, të cilët hyjnë në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga vendkalimi kufitar tokësor nga Republika e Kosovës detyrimisht të dorëzojnë vërtetim mjekësor me rezultat negativ nga testi RT PCR SARS-COV-2, i bërë 72 orë para hyrjes në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në rast të kalimit transit nëpër shtet.