Numri total i të infektuarve me koronavirus në vend ka shkuar në 14.377 raste nga 55.513 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, si dhe 574 raste, të cilat kanë përfunduar me vdekje.
Këtë e bën të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ku shfaqet edhe numri i përgjithshëm i të shëruarve, që deri më sot është gjithsej 10.926 raste, teksa numri i rasteve aktive është 2.877.
IKSHPK-ja për çdo ditë njofton për numrin e rasteve me COVID-19, teksa bën të ditur edhe rastet për secilën komunë të Kosovës. Deri më sot Prishtina mbetet me numrin më të madh të rasteve me koronavirus.