Shqipëria do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot të kthjellët, pa rrezikuar reshje.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një ulje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 16º në 28ºC, në zonat e ulëta nga 22ºC në 36ºC dhe në zonat bregdetare nga 23°C në 37ºC.
Era do të fryjë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3-4 ballë.