Anëtari i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Milorad Dodik, ka thënë se Kosova nuk do të njihet nga BeH, siç nuk është njohur edhe nga Serbia. Ai ka thënë se Kosova do të mbetet në një lloj vakumi, ku e ka përkrahjen e vendeve që e kanë njohur, por nuk e ka vullnetin e shumicës në Kombet e Bashkuara për t’u pranuar ndërkombëtarisht.
“Kjo është shumë e qartë. Kosova do të mbetet në atë lloj vakumi ku e ka mbështetjen e vendeve që e kanë formuar gjëja si një shtet i pavarur, dhe në thelb pa vullnetin e shumicës në Kombetet e Bashkuara që të konfirmohet si e pranuar ndërkombëtarisht”, ka thënë Dodik për televizonin “RTRS”.
Në Presidencën e BeH më 17 shtator do të mbahet një seancë me kërkesë të anëtarit të Presidencën, Zhelko Komshiq, ku do të shqyrtohet njohja e Kosovës. Komshiq ka kërkuar të njihet Kosova si shtet.
“Le ta kërkojë. Unë do të votojë kundër. Dhe më pas do të kërkojë mbrojtjen e interesit nacional. Këtu është me rëndësi të definojmë gjërat”, ka thënë Dodik.
Ai madje e kishte falënderuar Komshiqin që ka propozuar këtë.
“BeH momentalisht nuk ka qëndrim për pranim apo mospranim, e kjo është mundësi e mirë që më në fund të merret një vendim. Nëse BeH nuk e pranon Kosovën, atëherë është detyrë e BeH të thotë se ne nuk e pranojmë Kosovën. Më duhet t’i falënderohem zotëri Komshiqit, që ka propozuar pikën, pasi ishte e pashembull që unë ta iniciojë e më pas të votoj kundër. Me rëndësi është të definojmë gjërat”, tha Dodik.