Kandidati demokrat për president të SHBA-ve, Joe Biden kryeson kundrejt republikanit, Donald Trump me 12 për qind, tregoi sot një sondazh i Reutersit dhe Ipsosit.
Sondazhi u krye në internet në të gjithë SHBA, në 823 votues të mundshëm – 390 që identifikohen si demokratë dhe 351 që identifikohen si republikanë. Tre për qind e të anketuarve do të mbështesin kandidatin e tretë dhe vetëm 5 për qind nuk kanë marrë ende një vendim, dy muaj përpara zgjedhjeve të 3 nëntorit.
Sondazhi tregoi se numri i votuesve që nuk kanë vendosur ende për kandidatin e dy partive kryesore është dy herë më pak se në zgjedhjet e fundit, në vitin 2016, transmeton Telegrafi.
Por Trump ende mund të fitojë zgjedhjet, edhe nëse merr më pak vota sesa kundërshtari i tij, si në zgjedhjet e fundit ku kundërshtarja e tij, Hillary Clinton mori më shumë vota.