Klubi i Fenerbahçes minuta më parë përmes një njoftimi në rrjetin social twiter ka njoftuar se ka filluar bisedimet me Lazion për transferimin e Vedat Muriqin, shkruan Gazeta inFokus.
“Kanë filluar negociatat me klubin SS Lazio të Italisë për transferimin e futbollistit tonë Vedat Muriqi”, shkruan klubin turk.
Futbollisti i kombëtares së Kosovës pritet të kaloi te Lazio për 18 milionë euro, plus bonuse.
Përveç skuadrës italiane, për sulmuesin shtatlartë interesim kanë shfaqur edhe disa klubet tjera evropiane.