Milot Rashica ende vazhdon të jetë në Werder Bremen edhe pse është thënë që herët se ai do të largohet nga kjo skuadër
Werder Bremen ende nuk e ka shitur Milot Rashicën, pavarësisht se drejtuesit e kësaj skuadre disa herë kanë thënë se Rashica do të largohet nga kjo skuadër.
Por, pas disa javëve pa lajme, sot, media gjermane DeichStube ka shkruar se për Rashicën ende janë në garë dy skuadre.
Bëhet fjalë që si Aston Villa ashtu edhe Napoli vazhdojnë ta kenë të njëjtin interesim për “raketën” kosovare.