Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes llogarisë së tij në rrjetin social Facebook, ka kujtuar ofenziven e shtatorit dhe të dëshmorët e lirisë të rënë në këtë ofenzivë, shkruan Telegrami Sot.
Në këtë postim ai ka ndar kujtime të tij për shumë bashkëluftëtarë për të cilët ka thënë se me luftën dhe sakrificën e tyre kanë lënë gjurmë të pashlyera në luftën për çlirim.
“Ofensiva e shtatorit, na ndau me shumë njerëz të dashur e luftëtarë të zot, që i dhanë kahje luftës për liri.
Driton Zeneli ishte ushtarak profesionist, që përgatiti luftëtarët e rinj për beteja. Komandant Fatoni siç e njihnin, la gjurmë të pashlyera në Luftën Çlirimtare. Ai ra në krye të detyrës në vendlindjen e tij në Jabllanicë.
Në pozicionet e luftës, ranë heroikisht edhe Xhevdet Hoti nga Jabllanica, Haxhi Krasniqi e Muhamet Shala nga Prapaqani dhe Shefqet Zukaj nga Belegu”, ka shkruar ndër të tjera kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj. /Telegrami Sot/
Më posht mund ta lexoni postimin e tij në Facebook:
Ofensiva e shtatorit, na ndau me shumë njerëz të dashur e luftëtarë të zot, që i dhanë kahje luftës për liri. Driton…
Posted by Ramush Haradinaj on Tuesday, September 8, 2020