• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Pas marrëveshjes në Uashington, vazhdon përplasja ndërmjet serbëve dhe rusëve

08/09/2020 - 07:41:28
Pas marrëveshjes në Uashington, vazhdon përplasja ndërmjet serbëve dhe rusëve

Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar të premten e kaluar marrëveshjen për normalizim ekonomik në Uashington. E pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, ka reaguar edhe Ministria e Jashtme e Rusisë.

Zëdhënësja e MPJ-së ruse, Maria Zakharova kishte publikuar një mesazh turpërues pas vizitës së Vuçiqit në Shtëpi të Bardhë.

Lexo më shumë

Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë

Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë

March 17, 2026
32
Qentë e Sharrit të Dritan Frrokut nga Puka: Jetën e jepin për pronarin – Video

Qentë e Sharrit të Dritan Frrokut nga Puka: Jetën e jepin për pronarin – Video

March 17, 2026
14

“Nëse jeni ftuar në Shtëpinë e Bardhë, dhe karrigia është ngritur për t’ju marrë në pyetje, uluni si në figurën 2, kushdo që të jeni. Thjesht më beso”, ka shkruar Zakharova në Facebook, përcjell Telegrafi.

Lidhur me mesazhin e MPJ-së së Rusisë kishte reaguar edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

Vuçiq ka thënë se, me anë të këtij mesazhi, Zakharova ka treguar primitivizëm dhe se ai nuk do të merret me ta.

“Ka njerëz që thjesht urrejnë dhe po kërkojnë një mënyrë për t’ju thënë diçka. Ata gjithmonë flasin më së shumti për veten e tyre. Maria Zaharova gjithashtu flet më shumë për veten e saj. Primitivizmi dhe injoranca që ajo e ka treguar, fletë për të, e besa edhe për ata që e kanë e kanë emëruar [në këtë detyrë]. Unë nuk do t’i përgjigjem asaj”, kishte thënë Vuçiq.

Lidhur me këtë, mediet në Serbi shkruajnë se si shteti rus ka bërë lidhje për të ndikuar në mjedisin serb.

Sipas gazetës Blic, përcjell Telegrafi, Moska në Serbi ka financuar organizata dhe medie pro-ruse. Lista përfshin më shumë se 100 organizata të ndryshme – me një qëllim të qartë dhe unik – që të distancojnë Serbinë nga Bashkimi Evropian dhe NATO-ja.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Kjo gazetë pyet se, nëse marrëdhëniet midis Rusisë dhe Serbisë tashmë janë kaq të zbehura, a është koha që të mbyllet e ashtuquajtura Qendra Humanitare në Nish, apo e njohur si një bazë ruse?

Kjo qendër sipas ekspertëve të sigurisë konsiderohet si një qendër ruse e spiunazhit.

Drejtori i Qendrës për Rajonalizëm, Aleksandar Popov, gjithashtu beson se Serbia duhet të dijë se cili është interesi i saj strategjik, duke iu referuar statusit diplomatik të Qendrës në Nish.

Siç thotë ai, Rusia ishte irrituar nga këmbëngulja e vazhdueshme për këtë, për shkak të së cilës ajo po i bënë presion Serbisë.

“Tani diçka e tillë është edhe më pak e sigurt, dhe pyetja është nëse Qendra Humanitare do të qëndrojë edhe në të ardhmen. Gjithashtu, pyetja është nëse BE-ja do ta kushtëzojë ndihmën për Serbinë. Prandaj duhet të dimë se cili është interesi ynë strategjik”, tha Popov.

Po ashtu, pas marrëveshjes kishin reaguar edhe ultranacionalistët pro-rus në Serbi.

Sipas tyre, kjo marrëveshje ia fut “gishtin në sy” Rusisë.

Shtetet e Bashkuara u përfshin në këtë dialog më shumë, pasi më 4 tetor 2019, presidenti Trump e emëroi Richard Grenellin si të dërguarin e tij të posaçëm në këto bisedime.

Share1TweetSendShareSend

Related Posts

Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë
Lajme

Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë

March 17, 2026
32
Qentë e Sharrit të Dritan Frrokut nga Puka: Jetën e jepin për pronarin – Video
Lajme

Qentë e Sharrit të Dritan Frrokut nga Puka: Jetën e jepin për pronarin – Video

March 17, 2026
14
Prokuroria: Do të sekuestrojmë pronat e zotit Trump nëse nuk e paguan gjobën prej 454 milionë dollarësh
Lajme

Alarm për Kosovën: Tramp po planifikon ti tërheq ushtarët nga Kosova – Dokumenti

March 12, 2026
1.1k
Ramiz Tafilaj: Pse VV po shmang përgjegjësinë e fitorës
Lajme

Ramiz Tafilaj: Pse VV po shmang përgjegjësinë e fitorës

March 7, 2026
34
Ramiz Tafilaj e viziton jetimoren budiste në Vietnam
Lajme

Ramiz Tafilaj e viziton jetimoren budiste në Vietnam

March 4, 2026
21
Albin pse spo e propozoni Vjosa Osmanin?
Lajme

Albin pse spo e propozoni Vjosa Osmanin?

March 2, 2026
49
Next Post
Ndërron jetë kryetari i Komunës Qendër Zhupë, shkak komplikimet me coronavirus

Ndërron jetë kryetari i Komunës Qendër Zhupë, shkak komplikimet me coronavirus

Më të fundit

  • Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë
  • Qentë e Sharrit të Dritan Frrokut nga Puka: Jetën e jepin për pronarin – Video
  • Alarm për Kosovën: Tramp po planifikon ti tërheq ushtarët nga Kosova – Dokumenti
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi