Ish-ministri i Punëve të Jashtme, tani nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendoje thotë se Kosova është e ndarë, por detyra është se kush po e bashkon.
Ai thotë se Kosova është ndarë në Mitrovicë, te Ura dhe se atje funksionojnë strukturat paralele serbe.
“Kosova është e ndame, për lumin Ibër është e ndame, krejt institucionet e Serbisë i ke, me administratë, me lëshim të dokumenteve. Albin Kurti po menojka që po do me u nda, e ndame është për ata që kanë sy, detyra është kush po e bashkon, me vite duhet me punu, në Mitrovicë është nda, te ura qatje”, tha Konjufca në T7, shkruan Reporteri.net.
Ndërsa ka folur për marrëveshjen e 4 shtatorit, Konjufca ka thënë se beson se mos njohja e Kosovës nga Serbia në Uashington është heqja dorë më e madhe e shtetit.
“Na ka pas lodhë Avdullah Hoti duke na thënë se po shkojmë vetëm për njohje. Kjo ka qenë heqja dorë më e madhe e Kosovës”, ka deklaruar Konjufca.