Shin Gjergji nga Stublla e Vitisë dhe Gjergj Zefi nga Ferizaj, kanë ardhur sot nga Zvicra në Kosovë. Ata i bënë 11 ditë rrugë, pasi udhëtimi i tyre ishte i veçantë.
U nisën më 16 gusht, nga Willi i Zvicrës, për të arritur në Letnicë të Vitisë.
Udhëtimi i tyre do të zgjaste me ditë, pasi ata po vinin në vendlindje me biçikletat e tyre.
Mesditën e së dielës, Shini e Gjergji arritën te Shenjtërorja e Zonjës në Letnicë të Vitisë, ku u pritën nga familjarë e bashkëqytetarë.
Ndërkohë, familjarët deklaruan se këtë rrugë, Shini e Gjergji e kanë bërë për një arsye, e cila është 110 vjetori i lindjes së Nënë Terezës.