Delegacioni kosovar për dialogun, kryesuar nga Kryeministri Avdullah Hoti, qëndroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku edhe nënshkruan me palën serbe marrëveshje për normalizimin ekonomik.
Marrëveshja u nënshkrua në një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë, nën prezencën e Presidentit amerikan Donald Trump.
Nënshkrimi i kësaj marrëveshje rezultoi edhe me një dhuratë simbolike për palën kosovare, meqë Kryeministrit Avdullah Hoti, Presidenti amerikan i ka dhuruar Çelësin e Shtëpisë së Bardhë.