Shqipëria ka arritur fitore prej 0 me 2 kundër Bjellorusisë në Minsk për ta nisur kështu me fitore Ligën e Kombeve.
Kuq e zinjtë, e drejtuar nga Edi Reja ka vazhduar me rezultate pozitive, kësaj radhe duke e mposhtur Bjellorusinë.
Goli i parë erdhi në minutën e 23-të dhe ishte një supergol i shënuar nga Sokol Çikalleshi me të majtën e tij.
Në pjesën e dytë, Bjellorusia tentoi të rikthej por pa rezultat.
Për ta vulosur këtë ndeshje, erdhi goli i Keidi Bares në minutën e 78-të që i jepi siguri Shqipërisë.
Pas golit të dytë Shqipëria vazhdonte ta kontrollonte ndeshjen dhe kështu ta fillojë me fitore Ligën e Kombeve.
Me këtë fitore, Shqipëria prin në grupin e 4 të Ligës C të Kombeve.
Pas Shqipërisë është Kazakistani që sonte mposhti Letoninë me rezultat të njëjtë.