Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, për çdo çast pritet të niset drejtë Shtëpisë së Bardhë nga hoteli ku po qëndron, ku do të pritet nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
Gazetari Adriatik Kelmendi që po ndjek nga afër zhvillimet në Washington, ka thënë se delegacioni kosovar është larg 300-400 metra nga Shtëpia e Bardhë.
Hoti do të nënshkruajë marrëveshjen në emër të Kosovës bashkë me Presidentin Trump dhe të njëjtën do ta bëjë pastaj në emër të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Pas kësaj Trump do të ketë një takim të përbashkët me Hotin dhe Vuçiq.