Sulmuesi i Barcelonës, Antonie Griezmann shpreson se do të vazhdojë të jetë në rresht me Lionel Messi edhe në sezonin e ri.
Ai është shprehur se është në dorën e klubit dhe të futbollistit, megjithatë, që ta zgjidhin çështjen për të cilën raportohet – largimin e Messi nga Camp Nou.
Argjentinasi ka shokuar klubin dhe tifozët në një telegram në të cilin shprehet se është i interesuar që ta largohet që aty si transfero i lirë menjëherë.
“Po provojmë të qëndrojmë të informuar rreth kësaj çështjeje, por gjithçka është në mes tij dhe klubit”.
“Ne shpresojmë që ai të qëndrojë. Po provoj të fokusohem me ekipin kombëtar dhe të përgatitem për dy ndeshjet e radhës”, ka thënë Griezmann.
“Ne kemi dëgjuar pak diçka, por nuk dimë më shumë rreth asaj cështjeje”.