Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (EPP) për Kosovën, Lukas Mandl ka thënë se negociatat mbi normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës po hyjnë në një fazë intensive dhe po zhvillohen në disa nivele.
Anëtari austriak i Parlamentit Evropian thekson, me rastin e bisedimeve në Washington mes Kosovës dhe Serbisë se BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara po bashkojnë forcat e tyre në mënyrë që ky konflikt të zgjidhet njëherë e përgjithmonë.