Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Anthony Godfrey, ka thënë se sot është një ditë e mirë për Kosovën dhe Serbinë,.
Ai këtë e tha përderisa e publikoi në Twitter agjendën e presidentit amerikan, Donald Trump, në të cilën thuhet se ai do të marrë pjesë në takimin e sotëm të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Njerëzit në Kosovë dhe Serbi meritojnë një standard më të mirë jetese. Ne i mirëpresim përpjekjet e liderëve të Serbisë dhe Kosovës në kërkimin e paqes, pajtimit dhe normalizimit ekonomik”, ka shkruar tutje Godfrey
.