Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka thënë se pushimi i deputetëve nuk është dashur të ndodhë në këtë kohë të rëndësishme për vendin.
Në një intervistë në Ora Shtatë në Klan Kosova, Musliu-Shoshi ka potencuar se është pushuar mjaftueshëm gjatë pandemisë derisa në këtë kohë është dashur të punohet.
”Në këtë kohë të rëndësishme Kuvendi është në pushim. Gjatë pandemisë kemi pushuar mjaftueshëm derisa tani nuk është dashur të gjendemi në pushim pasi që kjo është një kohë e rëndësishme për vendin”, ka thënë deputetja.