I dërguari i Posaçëm i Shtëpisë së Bardhë, Richard Grenell, ka thënë se në çdo proces bisedimesh ndodhin befasi.
Ai në një intervistë për Newmax, ka thënë lidhur me bisedimet që po zhvillohen në Washington në mes të Kosovës dhe Serbisë, se SHBA u ka prezantuar të dy palëve diçka të befasishme.
“Kjo i vë palët në presion për të bërë më tepër, për të qenë më kreativë. Kështu që, po, ne u kemi prezantuar disa befasi, por nuk mendoj se asnjë palë ishte e befasuar”, ka thënë Grenell.
“Ata nganjëherë bëhen para medieve se janë më të befasuar se që është situata. Të dy palët janë informuar dhe mendoje se kemi bërë progres dhe shpresoj në zgjidhje”.