Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, ka thënë sot se nuk beson që presidenti Aleksandar Vuçiq do të nënshkruajë ndonjëherë pro pavarësisë së Kosovës.
“E pashë sot Vuçiqin se si iu kundërvihet njerëzve më të fuqishëm të botës dhe e di që ai më parë e lë kokën e tij se Serbinë”, deklaroi ai, transmeton Klan Kosova.
Vulin tha se është e qartë që shqiptarëve iu është premtuar një dokument me kërkesën për njohjen e Kosovës.
“E di se sa i madh është presioni mbi Vuçiqin dhe e di se sa të rëndë do të jenë orët e sotme, por e di që komandanti suprem i Serbisë nuk do të lëshojë pe dhe se nuk do të dorëzohet”, ka deklaruar ministri serb i mbrojtjes nga Moska, ku po qëndron për një vizitë në Rusi.