Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje në takimin në Uashington dhe ajo do të nënshkruhet nesër në Shtëpinë e Bardhë ku do të jetë prezent edhe presidenti amerikan Donald Trump.
Këtë e ka bërë të ditur gazetari Adriatik Kelmendi që po qëndron në Uashington, duke u thirrur në burime brenda takimit të sotëm.
Janë diskutuar 4 drafte, ku në draftin e parë është permendur edhe njohja reciproke.
Por, pas diskutimit edhe të tri drafteve tjera është arritur marrëveshje për draftin final, pra të 4tin dhe që ka te bëjë puro me ceshtje ekonomike. Më saktë më transportin rrugor, ajror dhe hekurudhor.
Kjo marrëveshje do të nënshkruhet nesër me prezencë te vet presidentit amerikan Donald Trump, ka raportuar me burime nga Uashington Adriatk Kelmendi