Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq kanë arritur në Shtëpinë e Bardhë.
Para nisjes, Hoti tha se pritjet i ka pozitive bazuar nga takimet që ka zhvilluar deri tani në SHBA, ndërkohë që presidenti serb e pranoi se se do të jetë një takim i vështirë, por tha se Serbia nuk do të dorëzohet.
Pak pas arritjes në Shtëpinë e Bardhë, mediat serbe shkruajnë se presidentit serb i është vendosur në tavolinë njohja e Kosovës, transmeton Reporteri.
B92 bazuar në burime diplomatike në Uashington shkruan se Vuçiq tashmë ka para vetes letrën për njohjen e Kosovës.
Kujtojmë se presidenti serb vazhdimisht, e edhe sot ka deklaruar se nuk do të ketë njohje reciproke dhe se Serbia do të qëndrojë në këtë pozicion.