Dritan Abazociç, shqiptari i kthyer në faktor në Mali e Zi ka kërkuar falje për deklaratën e bërë kohë më parë nga ai.
Mediat serbe sollën së fundmi deklaratën e tij, ndonëse të cunguar, ku Abazociç deklaronte se prindërit e Skënderbeut ishin sllavë.
Në një intervistë së fundmi në gjuhën shqipe, Abazociç ka kërkuar falje për deklaratën e thënë nga ai, ndërsa e quan lapsus.
“Unë kam gabuar që kam thënë së prindërit e Skënderbeut janë serb, ishte një lapsus dhe kërkoi falje publike dhe jam krenar që jam shqiptar”, thotë Abazoviç gjatë një interviste.
Më tej ai sqaron se nuk kishte thënë se familja e Skënderbeut ishte serbe dhe se do ta dëshironte një bust të tijin në Ulqin, edhe pse më mirë do të ishte vendosja e përmendoreve të tjera.
“Ajo deklaratë nuk ka pasur qëllim të keq dhe unë absolutisht pranoj gabimin. Kam kërkuar falje lidhur me atë. Në të dytën pjesë të emisionit, kam folur për pavarësinë e Kosovës. Kam folur për Hashim Thaçin. Kur ka thënë lidhur me çështjen e Skënderbeut, kam thënë që figura e tij është paqësore dhe burrni. E kam bërë gabimin dhe kam kërkuar falje. Kush ka dashur ta kuptojë që është bërë një lapsus e ka kuptuar. Unë nuk kam thënë që nëna e tij ka qenë serbe, por sllave dhe ortodokse. Më ka imponuar gazetari”, ka shtuar ai më tej.
Mediat serbe rikthyen në mënyrë të cunguar deklaratat e Abazoviç në lidhje me vendosjen e një busti të Skënderbeut në Ulqin si edhe prejardhjes së heroit tonë kombëtar.
Intervista ka dalë ne kontekst negativ, pasi thuhet se ai ka deklaruar se prindërit e Skënderbut janë serbë dhe se ai është kundër vendosjes së përmendores