• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Dhomat e Specializuara të Kosovës miratojnë rregulloren e ndihmës juridike

03/09/2020 - 10:13:27
Dhomat e Specializuara të Kosovës miratojnë rregulloren e ndihmës juridike

Administratorja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), Fidelma Donlon, ka miratuar Rregulloren e Ndihmës Juridike në Dhomat e Specializuara të Kosovës (Rregullorja).

Sipas DhSK-së, rregullorja pasqyron praktikat më të mira të standardeve të ndihmës juridike, duke garantuar respektimin e parimeve të gjykimit të drejtë, mishëruar në Kushtetutën e Kosovës dhe Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar dhe duke mundësuar miradministrim financiar të burimeve të skemës së ndihmës juridike.

Lexo më shumë

Avni Ponari, e viziton Ujmanin, vlerëson lart Policinë e Kosovës

Avni Ponari, e viziton Ujmanin, vlerëson lart Policinë e Kosovës

August 20, 2026
6
Rasim Smajlaj: “Para se të themi mysliman apo katolik, jemi shqiptarë”

Rasim Smajlaj: “Para se të themi mysliman apo katolik, jemi shqiptarë”

August 19, 2026
5

“Të dyshuarve ose të akuzuarve në DHSK të cilët provojnë se nuk janë në gjendje të paguajnë për mbrojtjen e tyre dhe nuk marrin ndihmë juridike në mënyra të tjera, u miratohet ndihmë juridike e plotë ose e pjesshme për pagesën e avokatit që zgjedhin vetë i cili plotëson kushtet e pranimit në listën e mbrojtësve të DHSK-së. Ndihma juridike mbulon pagesën e mbrojtësit dhe anëtarëve të ekipit të mbrojtësit dhe i paguhet drejtpërsëdrejti mbrojtësit”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Administratorja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), Fidelma Donlon, pas këshillimit me Kryetaren, miratoi Rregulloren e Ndihmës Juridike në Dhomat e Specializuara të Kosovës (Rregullorja). Rregullorja pasqyron praktikat më të mira të standardeve të ndihmës juridike, duke garantuar respektimin e parimeve të gjykimit të drejtë, mishëruar në Kushtetutën e Kosovës dhe Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar dhe duke mundësuar miradministrim financiar të burimeve të skemës së ndihmës juridike.

Të dyshuarve ose të akuzuarve në DHSK të cilët provojnë se nuk janë në gjendje të paguajnë për mbrojtjen e tyre dhe nuk marrin ndihmë juridike në mënyra të tjera, u miratohet ndihmë juridike e plotë ose e pjesshme për pagesën e avokatit që zgjedhin vetë i cili plotëson kushtet e pranimit në listën e mbrojtësve të DHSK-së. Ndihma juridike mbulon pagesën e mbrojtësit dhe anëtarëve të ekipit të mbrojtësit dhe i paguhet drejtpërsëdrejti mbrojtësit.

Kryetare Ekaterina Trendafilova e përshëndeti miratimin e Rregullores duke theksuar se Rregullorja “ngërthen parimet themelore të parapara në Ligjin tonë dhe standardet universale në drejtësinë penale, duke garantuar të drejtën e të akuzuarve për gjykim të drejtë që përfshin edhe të drejtën për mbrojtje efektive”.

Administratorja llogarit ndihmën juridike në këshillim me panelin kompetent dhe mbrojtësit duke mbajtur parasysh nivelin e kompleksitetit të çështjes dhe të shërbimeve të ofruara nga mbrojtësi në çdo fazë të procesit, ku përfshihen faza para aktakuzës, faza e procedurës paraprake, faza e gjykimit, faza e apelit në shkallë të dytë dhe faza e apelit në shkallë të tretë. Gjithashtu kompensohen deri në një shumë të caktuar edhe shpenzimet që mund të dalin gjatë hetimeve ose si pasojë e nevojës për përkthime.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Rregullorja parashtron me transparencë mënyrën se si bëhet kërkesa për ndihmë juridike dhe çfarë dokumentesh duhet t’i dorëzohen Zyrës së Mbrojtjes. Më konkretisht, kërkesës për ndihmë juridike i duhet bashkëngjitur edhe deklarimi i mjeteve financiare. Zyra e Mbrojtjes kryen një verifikim rrënjësor të mjeteve financiare të parashtruesit të kërkesës për të përcaktuar nëse duhet miratuar ndihmë juridike e plotë ose e pjesshme. Kërkesa për ndihmë juridike refuzohet nëse parashtruesi i kërkesës nuk bashkëpunon ose jep informacion të rremë. Në qoftë se nuk pajtohet me vendimin e Administratores, parashtruesi i kërkesës ka të drejtë ta apelojë vendimin para një paneli gjykatësish.

Në Rregullore përcaktohet shuma maksimale e honorarit të ndihmës juridike dhe shpenzime të tjera që mund të kompensohen pas dorëzimit të faturave. Rregullorja përmban edhe procedurën e mbikëqyrjes dhe monitorimit prej Zyrës së Mbrojtjes të shpenzimit të ndihmës juridike.

“Rregullorja e Ndihmës Juridike është gur themeli i skemës së ndihmës juridike që është thelbësore për të drejtat e të akuzuarve dhe viktimave pjesëmarrëse. Kjo Rregullore mundëson që kushdo që mund të provojë se nuk është në gjendje të paguajë plotësisht ose pjesërisht për përfaqësimin e vet juridik, ka të drejtë për ndihmë juridike dhe që mbrojtësit e viktimave të mund të kryejnë funksionin e tyre” deklaroi Administratorja, dr. Fidelma Donlon.

“Për të garantuar miradministrimin financiar të fondeve të caktuara në buxhetin e DHSKsë për ndihmë juridike, Rregullorja përcakton edhe një sistem transparent për llogaritjen e honorarit të ndihmës juridike dhe kompensimin e shpenzimeve të tjera të miratuara pas dorëzimit të faturave.”

Share1TweetSendShareSend

Related Posts

Avni Ponari, e viziton Ujmanin, vlerëson lart Policinë e Kosovës
Ekonomia

Avni Ponari, e viziton Ujmanin, vlerëson lart Policinë e Kosovës

August 20, 2026
6
Rasim Smajlaj: “Para se të themi mysliman apo katolik, jemi shqiptarë”
Lajme

Rasim Smajlaj: “Para se të themi mysliman apo katolik, jemi shqiptarë”

August 19, 2026
5
Zek Nokshiqi, shpallet qyetetar nderi nga Komuna e “Bajram Currit”
Lajme

Zek Nokshiqi, shpallet qyetetar nderi nga Komuna e “Bajram Currit”

August 17, 2026
11
Banorët e Banjës qe 48 orë pa ujë të pijshëm – drejtori i kërcënon me polici
Ekonomia

Banorët e Banjës qe 48 orë pa ujë të pijshëm – drejtori i kërcënon me polici

August 15, 2026
40
Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
Lajme

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
12
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
Lajme

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
25
Next Post
Publikohen pamje nga mbetjet e fundit të Adolf Hitlerit

Publikohen pamje nga mbetjet e fundit të Adolf Hitlerit

Më të fundit

  • Avni Ponari, e viziton Ujmanin, vlerëson lart Policinë e Kosovës
  • Rasim Smajlaj: “Para se të themi mysliman apo katolik, jemi shqiptarë”
  • Zek Nokshiqi, shpallet qyetetar nderi nga Komuna e “Bajram Currit”
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi