Milaim Zeka, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, në një artikull në fcb, shkruajti për Gjykatën Speciale, dhe ofendimet dhe gjykimet që i vijnë në adresë të saj, ku sipas Zekës, në krye të listës së fyerjeve dhe akuzave, janë ish mercenarët e Serbisë, ish-spiunët e Beogradit, njerëz që i hapën dyert udb-ashave jo me duar, por me këmbë, raporton Telegramisot.com.
Zeka ka deklaruar është një personi i vetëm që ka peshë të madhe në politikën Kosovare karshi Speciales dhe ai është Xhavit Haliti.
Ky është postimi i plotë i Milaim Zeka
Xhavit Hali ka qendrim te drejte karshi Speciales
Vetem tek ne takon, sheh e degjon njereze qe dojne mu ba, e qe shesin patriotizem, duke e kritiku e sha Gjykaten Speciale.
Keta njereze te pa ditur, qe shajne kete Gjykate, harrojne se ajo te pakten nuk ngrite aktakuza sikurse prokuroria e jone, pse i qohet me sabah nje politikani, edhe e therret nje prokuror e i thote: -A mundeni me ja palu filanit?! A mundeni me shkaterru filanin?! A po ja falimentoni firmen filanit?!
Xhavit Haliti, i cili doren ne zemer, edhe gjate luftes ka qene njeriu me i kthjellet nga gjithe anetaret e tjere te Shtabit ne Tirane, edhe mbreme ne nje debat, kishte qendrim konstruktiv dhe logjik karshi Gjykates. Ky urimi “se do ktheheni faqebardhe” u ngjane urimeve neper syneti. Nese je faqebardhe, i atille shkon, edhe kthehesh.
Pretendimet i Dick Martit jane kanibaliste. Gjykata o do t’i vertetoje keto pretendime, ose do t’i hudhe poshte. Kosova nuk e ka luksin me shpenzu energji duke u marre me diçka qe ne nuk duhet te merremi. Kosova duhet te merret me gjykatate dhe prokurorite vendore. Tri jane aresyet kryesore qe njerezit ikin prej ketij shteti te mallkuar:
1. Mungesa totale e drejtesise!
2. Mungesa totale e sherbimeve shendetesore!
3. Sistemi i dobet arsmor, qe as ne vitete 70-ta nuk ka qene me keq!
Merruni me tri keto gjera e mos shitni pordhe patriotike, sepse as per ato nuk jeni te zot. As per dialog mos shpenzoni energji. Dialogun e drejtojne fuqite e medha. Ne jemi vetem spektator, ama duhet te sillemi mire, sepse ne largojne fare, e na mbyllin si ne kopsht zologjike…!!!