Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri, ka folur për takimin e Washingtonit.
Tahiri gjatë një vizite në Komunën e Ferizajt ka deklaruar se shpreson se do të ketë lajme pozitive nga takimi i Ëashingtonit për dialogun Kosovë-Serbi.
“Takimi në Uashington do të mbahet në Shtëpinë e Bardhë. Te një shtet mik që gjithmonë ka qenë dhe vazhdon të jetë afër Kosovës dhe kombit tonë”.
“Kam qenë në kontakt me kryeministrin dhe jam në kontakt me delegacionin. Delegacioni është unik. Është gati për këtë takim. Shpresoj që nga ky takim të kemi lajme pozitive”, ka thënë Tahiri para mediave.
Takimi i Washingtonit do të mbahet më 4 shtator dhe do të jetë në Shtëpinë e Bardhë, delegacioni i Kosovës në këtë takim ka shkuar të hënën ndërsa ai i Serbisë sot.