Tetëdhjetë e një fitues të Çmimit Nobel i kanë ofruar zyrtarisht përkrahje politikanit Joe Biden për t’u bërë president i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara. Ata kanë thënë se Joe Biden ka vullnet t’i dëgjojë ekspertët dhe e vlerëson lart përdorimin e shkencës për gjetjen e zgjidhjeve.
Laureatët e Nobelit, fitues të Çmimit Nobel në Kimi, Mjekësi dhe Fizikë, e theksuan rëndësinë që udhëheqësit e zgjedhur të marrin vendime duke u mbështetur në shkencë, sidomos gjatë një pandemie botërore, shkruan CNN
“Asnjëherë në historinë e kombit tonë nuk ka pasur nevojë më të madhe që liderët tanë ta çmojnë vlerën e shkencës në hartimin e politikave publike”, thuhet në letrën e laureatëve të Nobelit.
“Gjatë karrierës së tij të gjatë në shërbim publik, Joe Biden vazhdimisht e ka dëshmuar vullnetin e tij që t’i dëgjojë ekspertët, njohjen e vlerës së bashkëpunimit ndërkombëtar në punë kërkimore shkencore dhe respektin e tij për kontributin që imigrantët e japin në jetën intelektuale të vendit tonë”, thuhet më tej në letrën e shkencëtarëve.
Sipas një burimi, personi që e organizoi këtë përkrahje grupore për kandidatin demokrat është Bill Foster në Illinois.
Ndryshe, Shtetet e Bashkuara janë vendi më i prekur në botë nga koronavirusi, ndërsa presidenti Trump është akuzuar ashpër për menaxhimin e situatës gjatë pandemisë