Policia ka ndaluar një veturë në kufirin Kosovë-Serbi gjegjësisht në Leposaviq ku i dyshuari ishte duke kontrabanduar mallra ilegale.
I dyshuari kishte në veturë 50 kilogramë kërpudha të cilat i kishte kontrabanduar.
Vetura së bashku me mallrat është dërguar në stacionin policor në Leposaviq kurse mallrat do të merren nga Dogana e Kosovës.
“Leposaviq 01.09.2020 – 21:50. Njësiti policor afër vijës kufitar kishte ndaluar veturën të cilën kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar i cili me atë veturë në mënyrë ilegale jashtë vendkalimit kufitar nga territori i Serbisë kishte hyrë në territorin e Kosovës. I dyshuari në veturë kishte pas rreth 50 kg këpurdha të terura të cilat i kishte kontrabanduar. Vetura së bashku me mallrat është dërguar në stacionin policor Leposaviq, ndërsa me mallrat do të merret Dogana e Kosovës. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.