Ish-kapiteni i Kosovës, Anel Rashkaj, ka komentuar dy sfidat e shtatorit që Dardanët do t’i kenë kundër Moldavisë dhe Greqisë në kuadër të Ligës së Kombeve, me 3 dhe 6 shtator.
“Së pari është një kohë e gjatë që nuk jemi tubuar si shkak i pandemisë, më vjen mirë që jemi këtu. Është një situatë e vështirë për gjitha kombëtaret ne futboll sepse kemi problemet me klubet, por duhet dhënë maksimumi edhe në këtë situatë”, tha Rashkaj për faqen zyrtare të Federatës së Futbollit.
“Të koncentrohemi së pari kundër Moldavisë dhe pastaj në ndeshjen në Prishtinë kundër Greqisë që të bëjmë më të mirën tonë ku shpresojmë t’i kemi edhe rezultatet në favor tonin”.
“Pandemia ka ndikuar në atmosferën e lojës si shkak i mungesës së tifozëve, por e rëndësishme është paraqitja e mirë dhe të tregojmë rezultatet”.
Kujtojmë se Kombëtarja e Kosovës do të udhëtojë sot drejt Parmas së Italisë, aty ku do të zhvillohet ndeshja kundër Moldavisë. Ndërsa, të gjithë futbollistët dhe stafi i kombëtares sonë kanë rezultuar negativ në testimin për COVID-19, teste këto të publikuara sot nga FFK.