Prokurori i Shtetit bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore, janë ngritur 74 aktakuza kundër (79 personave për veprave të ndryshme penale.
Gjithashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 8 persona të dyshuar dhe janë paraqitur 5 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për 5 persona të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar 1 person të dyshuar, si dhe ka ngritur 6 aktakuza kundër 6 personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar 1 person të dyshuar, ka bërë një 1 kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për 1 person, si dhe ka ngritur 10 aktakuza kundër 12 personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar 3 persona të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur 1 kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një 1 personi të dyshuar dhe ka ngritur 36 aktakuza, kundër 36 personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar 2 persona të dyshuar, ka paraqitur 1 kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi dhe ka ngritur 7 aktakuza kundër 7 personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë 2 kërkesa për caktimin e paraburgimit të 2 personave të pandehur. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur 13 aktakuza kundër 16 personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar 1 person të dyshuar dhe ka ngritur 2 aktakuza kundër 2 personave për vepra të ndryshme penale.