Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka pasur sot një takim me zyrtarët përgjegjës për hartimin e legjislacionit në kuadër të kësaj ministrie.
Në këtë takim u bisedua për kompletimin e kuadrit ligjor, si dhe rreth dinamikës për përgatitjen dhe hartimin e Ligjit për Sigurimet Shëndetësore dhe plotësimin me aktet nënligjore të ligjeve përkatëse.
“Jemi të përkushtuar dhe po angazhohemi që sa më parë të kompletohet kuadri ligjor, të funksionalizohen ligjet që kanë të bëjnë me shëndetësinë dhe qytetarëve t’u ofrohen shërbime më cilësore shëndetësore”, ka shkruar i pari i shëndetësisë.