Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, në një artikull në fcb, foli për mangësitë e politikës dhe politikanëve në Kosovë, në lidhje me fuqinë dhe rëndësinë e Amerikës, raporton Telegramisot.com.
Sipas Zekës, disa politikanë në Kosovë, mbase njerëz të mirë, por jo shumë të gdhendur politikisht, një ose dy thonë se “Amerika nuk kishte të drejtë dhe nuk ka të drejtë”!
Zeka, për të treguar fuqinë e Amerikës, bëri publike një bisedë të viteve 1993-94, me shkrimtarin e madh Ismajl Kaderen, të cilin Zeka e kishte realizuar në Malmo, Suedi, ku Kadare kishte përmbyllur me një fjali rolin e SHBA-ve .
“Amerika, edhe kur gabon, ajo kurrë nuk gabon”
Ky është postimi i plotë i Milaim Zeka
Per disa politikan qe thone: -Amerika nuk ka te drejte
Disa politikuaj te Kosoves, mbase njereze te mire, po shume te pa gdhendur politikisht, nje-dy thone se “ Amerika nuk kishte dhe nuk ka te drejte”!
Ne vitin 1993-94, ne jugun e Suedise, ne qytetin e Malmö, po mbahej nje festival i poezise. Ne mesin e shume krijueseve te botes, ishte i ftuar edhe shkrimtari yne i madh, Ismail Kadare. Une isha ne cilesine e perkthyesit, e bashke me ne ishin edhe shkrimetareja brilante, Natasha Lako, si dhe regjisori yne i mrekullueshem, Mevlan Shanaj. Mevlani ishte atashe i Kultures ne Ambasaden e Shqiperise.
Duke folur per tema te ndryshme, e duke e ngacmuar Kadaren, ra muhabeti e Amerikes. Kurr nuk e harroje nje fjale te Kadarese; -Amerika, edhe kur gabon, kurr nuk gabon. Ajo ka qene percaktuese e fatit te shqiptareve!
Pak si veshtire me gjete ndonje politikan qe lexon, po akoma me veshtire me gjete ndonje qe lexon e mbane mend. Sa per keshilla, as nuk i pranojne, as nuk ekzistojne per ta. Vendet me keshilltar i mbushin sa per t’i rehatuar njerezit e papune rreth vetes, jo per diçka tjeter…!!!
Nejse…?!!!