Sara Gilbert është profesoresha e njohur nga Oksfordi, e cila ka deklaruar së bota mund të përballet me një tjetër krizë. Sipas saj, ekziston mundësia që në mbarë globin të ketë të tjera shpërthime virusesh.
Ajo ka thënë se viruset që mund të shfaqen, mund të transmetohen nga kafshët tek njeriu.
“Për shkak të mënyrës si kanë ndryshuar gjërat në botë, ka shumë të ngjarë që ne do të kemi infeksione zoonotike që shkaktojnë shpërthime në të ardhmen”, ka thënë ajo për mediat e huaja.
Më tej, profesoresha ka listuar se arsyet kryesore për këtë janë dendësia në rritje e popullsisë, shtimi i udhëtimeve ndërkombëtare dhe shpyllëzimi.