Një djalë 16 vjeçar është vrarë të shtunën pasdite në Pensilvania të SHBA kur po përpiqej të shpëtonte nga një abuzues seksual që ishte i regjistruar në një lagje në Harrisburg. Sipas dëshmitarëve, ata e panë 16 vjeçarin teksa vraponte lakuriq dhe i tmerruar ndërkohë që një burrë me armë e ndiqte nga pas.
Kur viktima shkoi para dy gardheve të bardhë midis dy shtëpive në lagje dhe nuk mund të shkonte më tej, burri dyshohet se e ka qëlluar atë. 16 vjeçari është identifikuar si shtetasi Kyan King. Mësohet se adoleshenti ishte duke iu përgjëruar vrasësit të tij që mos ta vriste.
Kyan King Tracy Burton ka qenë një dëshmitare e gjithë ngjarjes, e cila ka treguar për mediat se menjëherë thirri policinë kur pa skenën.
Ajo ka shtuar se e dëgjonte adoleshentin kur kërkonte ndihmë dhe bashkë me fqinjët e tjerë, dolën jashtë për ta ndihmuar. Orlando Duart, 46 vjeç, është autori i këtij krimi. Policia ka bërë të ditur se kanë arritur ta prangosin Duarte pasi ai ishte larguar nga skena e krimit.