Një cisternë me naftë është vetaksidentuar pasditën e sotme në Zahaq të Pejës, ku si pasojë janë lënduar dy persona.
Rastin për klankosova.tv e konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Një vetaksident ka ndodhur në orën 16:30 në fshatin Zahaq të Pejës, si pasojë,dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Në vendin e ngjarjes kanë arritur ndihma e shpejtë dhe zjarrfikësit”, ka thënë Rugova.