• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

Shkalla e ulët e inteligjencës “shpëton” kosovarin prej dëbimit nga Zvicra

06/06/2022 - 13:39:23
Shkalla e ulët e inteligjencës “shpëton” kosovarin prej dëbimit nga Zvicra

Sipas aktgjykimit të Gjykatës Federale, koeficienti i tij i inteligjencës është 58 pikë, që korrespondon me nivelin mendor të një fëmije nëntë deri në dymbëdhjetë vjeç

Prej 16 vitesh gjykatat e shkallëve të ndryshme në Zvicër po merren me rastin e kosovarit tani 33-vjeçar. Vendimi për dëbim të personit me të meta mendore madje kishte shkuar deri në Gjykatën Federale, e cila e ka pezulluar atë dhe e ka kthyer lëndën përsëri në gjykatën kantonale të Bazelandit

Lexo më shumë

Këta janë “5 urdhërat” që Trump ja dha presidentit të Sirisë

Këta janë “5 urdhërat” që Trump ja dha presidentit të Sirisë

May 15, 2025
10
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj

Politikanja grua në Meksikë vr*it*ët gjatë transmetimit ‘live’ në tubim zgjedhor -Video+18

May 14, 2025
27

Kjo tani ka thënë fjalën e fundit: Kosovari mund të qëndrojë në Zvicër.

Kosovari 33-vjeçar, i cili jeton në Zvicër që nga viti 1994, është dënuar disa herë për delikte të ndryshme, përfshirë edhe për krime të dhunshme, transmeton albinfo.ch. Në gusht të vitit 2015, Zyra e Migracionit e Kantonit Baselland i kishte hequr atij lejen e qëndrimit dhe kishte marrë vendimin për dëbim të tij nga vendi.

Por ai ka rezistuar duke e shtyrë çështjen shkallë-shkallë deri në Gjykatën Federale, që është shkalla më e lartë e gjyqësisë në Zvicër.

Të mërkurën e javës së kaluar, Gjykata Kantonale, e cila, sipas vendimit të Gjykatës Federale duhej të rivlerësonte çështjen, vendosi që kosovari të mund të qëndronte në Zvicër.

Sipas raporteve mjekësore, personi në fjalë vuan nga inteligjenca e kufizuar si dhe nga një çrregullim ankthi, i  shoqëruar me sulme paniku. Sipas aktgjykimit të Gjykatës Federale, koeficienti i tij i inteligjencës është 58 pikë, që korrespondon me nivelin mendor të një fëmije nëntë deri në dymbëdhjetë vjeç. Për pasojë, nuk mund të pritet që ai bëjë jetë të pavarur apo të fillojë nga e para jetën në Kosovë, siç ka vendosur Gjykata Kantonale të mërkurën.

Vendimi për dëbim, i cili i ishte shqiptuar në korrik të vitit 2018, tani është revokuar.

Varësi nga rrjeti familjar

Gjykata Kantonale tani ka arritur në përfundimin se 33 vjeçari nuk është në gjendje të jetojë i pavarur. Edhe pse ai, si baba i dy fëmijëve jeton i ndarë nga nëna e tyre, kosovari është “integruar në familjen e gjerë” dhe varet nga ndihma e tyre.

Një dëbim për të “do të ishte dënim me vdekje”, citon baz.ch motrën e burrit, përcvjell albinfo.ch. Edhe nëna ka deklaruar se fëmijët e tij e donin atë. “Nuk dua që ata të rriten pa baba”, ka thënë ajo.

Në fund, në vendimin e shqiptuar gjyqësor, argumentet personale (paaftësia për jetë të pavarur) kanë peshuar më shumë se precedenti penal dhe mungesa e integrimit ekonomik të kosovarit.

Share1TweetSendShareSend

Related Posts

Këta janë “5 urdhërat” që Trump ja dha presidentit të Sirisë
Bota

Këta janë “5 urdhërat” që Trump ja dha presidentit të Sirisë

May 15, 2025
10
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Bota

Politikanja grua në Meksikë vr*it*ët gjatë transmetimit ‘live’ në tubim zgjedhor -Video+18

May 14, 2025
27
Këshilli i Evropës e Samititi i BE-së do të zhvillohet të premten në Tiranë
Bota

Këshilli i Evropës e Samititi i BE-së do të zhvillohet të premten në Tiranë

May 14, 2025
5
Rusia nuk e bënë hesapë ultimatumin e Gjermanisë i nis sulmet ndaj Ukrainës
Bota

Rusia nuk e bënë hesapë ultimatumin e Gjermanisë i nis sulmet ndaj Ukrainës

May 13, 2025
52
PKK i jep fund konfliktit 50-vjeçar me Turqinë, vendos të shpërbëhet
Bota

PKK i jep fund konfliktit 50-vjeçar me Turqinë, vendos të shpërbëhet

May 12, 2025
23
Lajmi i Fundit: Putin dhe Zelenksy do të takohen në Turqi
Bota

Zelensky e sfidon Putinin kërkon bisedime Ukrainë-Rusi

May 12, 2025
9
Next Post
Dy trofe te Teuta brenda dy muajsh, Avdyli: Jemi si një familje, Durrësi e ka merituar ketë

Dy trofe te Teuta brenda dy muajsh, Avdyli: Jemi si një familje, Durrësi e ka merituar ketë

Më të fundit

  • Kurti ‘Cep më cep?’ KFOR: Ne jemi autoriteti përfundimtar për kontrollin e kufirit të Kosovës
  • Pse nuk shkuan Trump dhe Putin, në takimin e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës në Turqi
  • Vdes një grua në Prishtinë, policia nis hetimet
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi