Mesfushori kroat, Ivan Rakitic, është bërë me skuadër të re.
Ai është transferuar te skuadra e Sevillas, prezantimi i të cilit u bë sot.
“Ivan Rakitic kthehet në shtëpi dhe është një lojtar i ri i Sevillas. Mirë se u ktheve, Ivan”, thuhet në njoftimin zyrtar.
.
Sipas raportimeve, ekipi i deritanishëm i kroatit, Barcelona, ka fituar rreth 9 milionë euro nga shitja e tij.