Deputetja e Kosovës, në radhët e Partise Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka kritikuar Qeverinë e vendit për mosfillimin e vitit të ri shkollor.
Sipas saj, shqetësuese është edhe numri i madh i nxënsëve nëpër klasa e qe pandemia aktuale e rikthesoi.
“Sot dita e parë e shkollës nuk u gëzua nga fëmijët… Me gjithë zotimet e qeverisë se do filloj mësimi në kohë, fillimi i mësimit sërish u shtye me arsyetimin e përgaditjeve të shkollave për skenarët e propozuar dhe çështjet higjienike pandemike”, shkruan ajo në Facebook.
“E kuptueshme, por a nuk kishte qeveria kohë gjatë gjithë verës për këtë? Në anën tjetër higjiena nëpër shkolla duhet të jetë shumë e lartë e që në fakt sjellë në pah çështjen e menaxhimit të institucioneve publike në përgjithësi e që pandemia e solli në agjendë primare kulturën tonë higjienike si shoqëri në sferën publike si dhe përgjegjesinë tonë karshi publikes”.
“Uroj që ky moment me gjithë vështirsitë që ka sjellë pandemia të shfrytëzohet për reflektim dhe veprim pozitiv për përmirësimin e cilësisë së arsimit si shtyllë kryesore e një shteti të shëndoshë e me të ardhme”.