Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë Bekë Berisha, sot në takimin e mbajtur me qytetarë të Fushë Kosovës dëgjoi hallet dhe problemet e përditshme me të cilat ballafaqohen çdo ditë banorët e këtij vendi.
Në një fjale rasti Berisha përmendi punët që i kanë kryer gjatë dy viteve sa kanë qenë në pushtet, si formimin e ushtrisë, taksën 100%, ligjin për Trepçën.
Tash po dojm me përfundu qështjen e kufijëve, andaj e kuptoj gjendjen në të cilën ndodhet Lugina e Preshevës, Medvegjes dhe Bujanocit.
Berisha tha “se do të punojë për qytetarët dhe do tu ofrojë mbështetje dhe përkrahjen sa I përket punësimit të qytetarëve. Madje, ai Fushë Kosovën e quajti qendër të zhvillimit ekonomik, që do të kontribojë në mirëqenine e qyetarëve të kësaj komune”.
Takimi i tij me qytetarë vazhdojë edhe në Prishtinë, ku shpalosi programin kryesor dhe u zotua se do tu ofroje përkrahje zjarrëfiksëve, kështu që ata të kenë kushtet e nevojshme dhe të ndihem të sigurt në vendin e tyre të punës.