Fatmir Limaj, kryetar i partisë Nisma Socialdemokrate, tha se nga takimi në Washington më 4 shtator në mes të përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë, pritet një rikthim i fuqishëm i dialogut i cili ka për qëllim njohjen përfundimtare reciproke mes dy vendeve.Limaj, partia e të cilit është pjesë e Qeverisë aktuale në Kosovë, thekson për Radion Evropa e Lirë se SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian do të përshpejtojnë marrëveshjen e shumëpritur. Kurse, për mospërfshirjen e opozitës në procesin e dialogut ai mendon se ‘opozita në instancën e fundit kurrë nuk mund të jetë kundër një marrëveshjeje të mirë e cila mbyll çështjet e hapura me Serbinë’. Limaj foli edhe për çështjen e presidentit të ri si dhe zgjerimit të koalicionit qeveritar.
Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.
telegramisott@gmail.com