Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se kanë përgatitur një ofertë serioze për ta shpalosur në Uashington.
Ai ka thënë se do të ofrojnë një pako për bashkëpunim ekonomik dhe lidhje infrastrukturore në bisedimet që do të mbahen më 4 shtator, tavolinë në të cilën ndodhet edhe Kosova, shkruan Tanjug.
Gjuriq i cili është pjesë e delegacionit të kryesuar nga Vuçiq, ka thënë se kjo pako do të sjellë të mira të përbashkëta për dy palët.