Dridhje të tokës janë dëgjuar pasditen e sotme në Istog.
Lajmin e ka konfirmuar, Shemsi Mustafa nga Instituti Seizmik i Kosovës.
“Rreth orës 14:49 një termet ka goditur Istogun. Ka qenë i fuqisë së ulët 2.3 shkallë. Nuk raportohet për ndonjë dëm material apo ndonjë të lënduar. Epiqendra ka qenë 10 km në veriperëndim të Radavcit”, ka pohuar ai për Klan Kosovën.
Ndërkohë lexues të Telegrafit, kanë thënë se tërmeti është dëgjuar edhe në Pejë