Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli, thotë se ua ka marrë AAK’së dhe NISMA’s disa anëtarë.
Partisë së Ramush Haradinajt thotë se ia ka marrë Tauta Aruçin-Shartarin dhe Basri Menxhiqin, asamblistë në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë. Ndërkohë ish-bashkëpartiakut të tij, Fatmir Limajt, ia ka marrë Sadik Sallaukën, Urim Krasniqin dhe Asllan Shalën, anëtarë e themelues të degës së NISMA-s në Prizren.
Në këtë njoftim të tij, Veseli e përmend edhe luftën kundërr korrupsionit dhe nepotizimit, si një domosdoshmëri që është në interes të qytetarëve.
Njoftimi i plotë i Veselit:
Lufta kundër korrupsionit nuk është vetëm një nismë imja dhe e PDK-së, por domosdoshmëri e kohës dhe interes i gjithë qytetarëve. Prandaj u jam mirënjohës të gjithë atyre, që edhe pse më parë kanë përkrahur parti të tjera, tash i janë bashkuar kësaj lufte. Vetëm duke mposhtur korrupsionin dhe nepotizmin do të mund të ndërtojmë një të ardhme të lumtur për rininë në Kosovë.
Mirëseardhje në partinë tonë sot i urova Teuta Aruçi-Shartarit dhe Basri Menxhiqit, asamblistë të AAK-së në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë, Xhavid Mahollit, ish-kryetar i PD-së në Lipjan, si dhe Sadik Sallaukës, Urim Krasniqit dhe Asllan Shalës, anëtarë të kryesisë dhe themelues të Nismës në Prizren.
Së bashku do ia dalim ta çojmë PDK-në drejt fitores, sepse kur fiton PDK-ja fiton Kosova!