Policia në Podujevë ka arrestuar një grua e cila ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Podujevë, njofton policia në raportin 24 orësh
Sipas policisë, gruaja kishte qenë nën ndikim të alkoolit kur kishte sulmuar bashkëshortin.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar (bashkëshortin e saj)”, njofton policia.
Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara pas intervistimit, me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.