• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

MEA dhe KEK-u: Jemi gati për zgjerimin e mihjes ekzistuese të Sibovcit Jug-Perëndimor (video)

31/08/2020 - 05:16:16
MEA dhe KEK-u: Jemi gati për zgjerimin e mihjes ekzistuese të Sibovcit Jug-Perëndimor (video)

Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit së bashku me Korporatën Energjetike të Kosovës kanë ndërmarrë të gjitha masat për realizimin e investimeve në zgjerimin e mihjes ekzistuese të Sibovcit Jug-Perëndimor.

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka deklaruar se me zgjerimin e mihjes Kosova do të ketë më të sigurt prodhimin e energjisë në njërën anë dhe në anën tjetër do të bëhet një zgjidhje e pranueshme edhe për banorët që do të afektohen nga ky investim.

Lexo më shumë

Rritje e ekstreme e bitcoin pas zgjedhjes së Trampit, president

Bitcoin rritet mes tensioneve Izrael-Iran

June 17, 2025
12
Grand Hotel Bellushin – Krenaria e Kosovës dhe perla më moderne e Ballkanit – Video

Grand Hotel Bellushin – Krenaria e Kosovës dhe perla më moderne e Ballkanit – Video

June 14, 2025
193

“Ne si ministri, kemi si objektiv përkrahjen e KEK-ut që të vazhdoj me hapat dhe procedurat për investime në zgjerimin e mihjes, pasi thëngjilli mbetet lënda kryesore për prodhimin e energjisë në vendin tonë.

MEA dhe KEK-u kanë ndërmarrë të gjitha masat për zgjerimin e mihjes ekzistuese

Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit së bashku me Korporatën Energjetike të Kosovës kanë ndërmarrë të gjitha masat për realizimin e investimeve në zgjerimin e mihjes ekzistuese të Sibovcit Jug-Perëndimor.Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka deklaruar se me zgjerimin e mihjes Kosova do të ketë më të sigurt prodhimin e energjisë në njërën anë dhe në anën tjetër do të bëhet një zgjidhje e pranueshme edhe për banorët që do të afektohen nga ky investim.“Ne si ministri, kemi si objektiv përkrahjen e KEK-ut që të vazhdoj me hapat dhe procedurat për investime në zgjerimin e mihjes, pasi thëngjilli mbetet lënda kryesore për prodhimin e energjisë në vendin tonë. Në rastin konkret, brenda kompetencave tona kemi aprovuar Planin e Veprimit të Zhvendosjes për zonën e fundit të mihjes Sibovci Jug-Perëndim, që do t’i mundësoj KEK-ut vazhdimësi në furnizimin me qymyr për një periudhë afatmesme. Gjithashtu, kam kërkuar nga KEK-u që të bashkëpunoj ngushtë me banorët, në mënyrë që i gjithë procesi të kryhet pa probleme. Ministria që drejtoj e ka në fokus kryesor marrjen e të gjitha masave për të pasur furnizim të sigurt me energji, por edhe në anën tjetër të sigurohemi që i gjithë procesi të jetë transparent dhe i pranueshëm për të gjithë, ku banorët e afektuar janë palë kyçe, duke u bazuar në ligjet që janë në fuqi”, ka deklaruar ministri Kuçi.Ministri Kuçi gjithashtu ka bërë të ditur se qeveria është plotësisht e angazhuar për realizimin e plotë të strategjisë nacionale të Qeverisë për sektorin energjisë. Ndërkaq ushtruesi i detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv, Luigj Imeri ka treguar për veprimet e deritanishme të ndërmarra nga KEK-u për të realizuar me sukses këtë projekt.“Korporata Energjetike mbi bazën e përgjegjësisë dhe në planifikimet e veta strategjike bazuar edhe në vendimet e qeverisë për zgjerim të minierës, faktikisht ka ndjek të gjitha procedurat juridiko-ligjore, të cilat e bëjnë të mundur shpronësimin e pronave të asaj zone. Ajo është zonë prej 129 hektarëve, e cila ka për qëllim sigurimin e prodhimit të energjisë nga qymyri deri në vitin 2027, eventualisht viti 2030. Në anën tjetër ia ka dërguar ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit për aprovim plani i zhvendosjes dhe kjo ministri kompetente e ka aprovuar këtë plan dhe na ka hapur rrugën për të vazhduar me procedurat e tjera që janë adekuate administrative, dhe ditët në vijim pritet që korporata të filloj të ia dorëzoj pronarëve pakot të cilat janë hartuar nga kompania e specializuar, të përfshira me të gjitha komponentët dhe vlerësimet e duhura në të, kështu që ne po shpresojmë që gjatë ditëve në vijim do të jetë një proces, i cili do t’i hap rrugë më pas funksionimit tonë normal”, theksoi Imeri.Në vazhdim Imeri po ashtu ka bërë të ditur se, deri më tani KEK-u ka zhvilluar diskutime me banorët e zonës Hade, Sibovc, Palaj, Leshkoshiq dhe Shipitullë që do të preken nga ky projekt. “Për fat të mirë, ne në vitin 2020 kemi buxhetin e mjaftueshëm për tu futur me garanci në marrëveshje me banorët sepse ajo që është kryesorja, është që duhet të kemi mjetet, këtë e kemi të siguruar, kështu që mbetet fazë teknike për përmbylljen e saj. Më lejoni të falënderoj të gjithë akterët që kanë qenë të angazhuar në realizimin e këtij objektivi që është kaq i rëndësishëm për korporatën që deri sot nuk është hasur në asnjë lloj pengese sipas planit të paraparë edhe po shpresojmë që edhe faza e fundit përmbyllës do të shkoj ashtu siç ne e kemi projektin. Vlen të theksohet që ministria e ekonomisë dhe ambientit në një afat shumë të shkurtër, ka arritur që të aprovoj kërkesën tonë për planin e zhvendosjes, kështu që kjo nënkupton edhe vlerësimin e punës që njerëzit kompetent që janë marrë me këtë punë, të cilët kanë arritur ta kryejnë në afatin shumë të shkurtër”, tha tutje ai.Sipas projektit kryesor xehetar, kjo zonë është pjesa e fundit e të ashtuquajturës mihje Sibovc Jug-Perëndim, që parashihet të ketë një kapacitet mesatar deri në 9 milionë tonë në vit. Me respekt, Departamenti për Marrëdhënie me Publikun dhe KomuniteteKORPORATA ENERGJETIKE E KOSOVËS

Posted by Korporata Energjetike e Kosovës Sh.a/ KEK Sh.a on Sunday, August 30, 2020

Në rastin konkret, brenda kompetencave tona kemi aprovuar Planin e Veprimit të Zhvendosjes për zonën e fundit të mihjes Sibovci Jug-Perëndim, që do t’i mundësoj KEK-ut vazhdimësi në furnizimin me qymyr për një periudhë afatmesme.

Gjithashtu, kam kërkuar nga KEK-u që të bashkëpunoj ngushtë me banorët, në mënyrë që i gjithë procesi të kryhet pa probleme. Ministria që drejtoj e ka në fokus kryesor marrjen e të gjitha masave për të pasur furnizim të sigurt me energji, por edhe në anën tjetër të sigurohemi që i gjithë procesi të jetë transparent dhe i pranueshëm për të gjithë, ku banorët e afektuar janë palë kyçe, duke u bazuar në ligjet që janë në fuqi”, ka deklaruar ministri Kuçi.

Ministri Kuçi gjithashtu ka bërë të ditur se qeveria është plotësisht e angazhuar për realizimin e plotë të strategjisë nacionale të Qeverisë për sektorin energjisë.
Ndërkaq ushtruesi i detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv, Luigj Imeri ka treguar për veprimet e deritanishme të ndërmarra nga KEK-u për të realizuar me sukses këtë projekt.

“Korporata Energjetike mbi bazën e përgjegjësisë dhe në planifikimet e veta strategjike bazuar edhe në vendimet e qeverisë për zgjerim të minierës, faktikisht ka ndjek të gjitha procedurat juridiko-ligjore, të cilat e bëjnë të mundur shpronësimin e pronave të asaj zone.
Ajo është zonë prej 129 hektarëve, e cila ka për qëllim sigurimin e prodhimit të energjisë nga qymyri deri në vitin 2027, eventualisht viti 2030.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Në anën tjetër ia ka dërguar ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit për aprovim plani i zhvendosjes dhe kjo ministri kompetente e ka aprovuar këtë plan dhe na ka hapur rrugën për të vazhduar me procedurat e tjera që janë adekuate administrative, dhe ditët në vijim pritet që korporata të filloj të ia dorëzoj pronarëve pakot të cilat janë hartuar nga kompania e specializuar, të përfshira me të gjitha komponentët dhe vlerësimet e duhura në të, kështu që ne po shpresojmë që gjatë ditëve në vijim do të jetë një proces, i cili do t’i hap rrugë më pas funksionimit tonë normal”, theksoi Imeri, raporton Telegramisot.com

Në vazhdim Imeri po ashtu ka bërë të ditur se, deri më tani KEK-u ka zhvilluar diskutime me banorët e zonës Hade, Sibovc, Palaj, Leshkoshiq dhe Shipitullë që do të preken nga ky projekt.

“Për fat të mirë, ne në vitin 2020 kemi buxhetin e mjaftueshëm për tu futur me garanci në marrëveshje me banorët sepse ajo që është kryesorja, është që duhet të kemi mjetet, këtë e kemi të siguruar, kështu që mbetet fazë teknike për përmbylljen e saj.

Më lejoni të falënderoj të gjithë akterët që kanë qenë të angazhuar në realizimin e këtij objektivi që është kaq i rëndësishëm për korporatën që deri sot nuk është hasur në asnjë lloj pengese sipas planit të paraparë edhe po shpresojmë që edhe faza e fundit përmbyllës do të shkoj ashtu siç ne e kemi projektin.

Vlen të theksohet që ministria e ekonomisë dhe ambientit në një afat shumë të shkurtër, ka arritur që të aprovoj kërkesën tonë për planin e zhvendosjes, kështu që kjo nënkupton edhe vlerësimin e punës që njerëzit kompetent që janë marrë me këtë punë, të cilët kanë arritur ta kryejnë në afatin shumë të shkurtër”, tha tutje ai.

Sipas projektit kryesor xehetar, kjo zonë është pjesa e fundit e të ashtuquajturës mihje Sibovc Jug-Perëndim, që parashihet të ketë një kapacitet mesatar deri në 9 milionë tonë në vit.

Share1TweetSendShareSend

Related Posts

Rritje e ekstreme e bitcoin pas zgjedhjes së Trampit, president
Bota

Bitcoin rritet mes tensioneve Izrael-Iran

June 17, 2025
12
Grand Hotel Bellushin – Krenaria e Kosovës dhe perla më moderne e Ballkanit – Video
Ekonomia

Grand Hotel Bellushin – Krenaria e Kosovës dhe perla më moderne e Ballkanit – Video

June 14, 2025
193
KEK-u del me sqarim për opinonin publik dhe bizneset për rolin si FMF
Ekonomia

KEK-u del me sqarim për opinonin publik dhe bizneset për rolin si FMF

June 12, 2025
20
Sot e nesër ndalohet udhëtimi me tren, punëtorët në grevë për shkak të pagave
Ekonomia

Sot e nesër ndalohet udhëtimi me tren, punëtorët në grevë për shkak të pagave

June 12, 2025
11
Bizneset protestojnë sot për tregun e lirë të energjisë
Ekonomia

Bizneset protestojnë sot për tregun e lirë të energjisë

June 11, 2025
9
KEK – Nisin përgatitjet për investimet në ndërtimin e impiantit për zvogëlimin e NOX-it në TC Kosova B
Ekonomia

KEK-u fillon me sukses zbatimin për liberalizimin tregut të enregjisë

June 1, 2025
9
Next Post
Ky shqiptar vendosë për fatin e Qeverisë në Mal të Zi

Ky shqiptar vendosë për fatin e Qeverisë në Mal të Zi

Më të fundit

  • KFOR-i flet për ” raketat” që fluturuan mbi Kosovë net më parë
  • A do të ndërhyjë SHBA në luftën e Izraelit kundër Iranit?
  • “Kurti vdes me e pasë Hamzën afër vetes, ëndërr e sheh”
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi