Jezus Estil është një zyrtar i qeverisë në Filipine që është shkarkuar nga detyra së fundmi për shkak se u filmua duke kryer marrëdhënie seksuale me sekretaren e tij.
I gjithë akti intim ndodhi gjatë një mbledhje live me “Zoom” që ai po zhvillonte me kolegët.
Autoritetet shkarkuan menjëherë nga detyra Estil dhe sekretaren e tij pas publikimit të videos. “Edhe pse zyrtari kërkoi falje, nuk është aq e lehtë. Të dy kanë qenë në zyrën e tyre kur është publikuar video. Ata tashmë janë pushuar nga detyra”, u shpreh Richard Geronimo, shefi i ankesave pranë departamentit lokal në Fatima Dos.
Raportohet se Estil shtypi butonin e gabuar dhe e la kamerën e ndezur teksa po bisedonte me kolegët, ku njëkohësisht po kryente marrëdhënie me sekretaren