Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës, bën të ditur se kërkon nga Qeveria që t’i largojë kufizimet ndaj bizneseve.
“Numri i madhi gjobave tek këto biznese, vë në dyshim punën e Inspektoriatit, prandaj OHTK-ja kërkon që të sillen konform ligjit aktual që është në fuqi”.
“OHKT-ja përkrah po ashtu shembullin e komunës së Prishtinës dhe të Obiliqit që t’i liroj nga tatimet deri në fund të vitit këto biznese”, thuhet në njoftimin e OHTK-së.
Ata kërkojnë po ashtu të hapen ambientet e mbyllura, si dhe sallat e dasmave me 200 mysafirë të ftuar.