• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Fushata pati sukses, Apple vendos Kosovën në hartë

30/08/2020 - 10:51:42
Fushata pati sukses, Apple vendos Kosovën në hartë

 

197 mijë e 175 persona të cilët e kanë nënshkruar peticionin “Put Kosovo on Apple Maps”, ia kanë arritur qëllimit. Kosova tashmë është vendosur në hartat e Apple.

Lexo më shumë

EMRAT/ Këta janë të arrestuarit për fajde në Prizren e Suharekë -Video

Përleshje mes vëllezërve në Prishtinë, njëri përfundon në spital

June 8, 2025
2
Vdes 14-vjeçari ra nga kati i gjashtë i apartamentit në Tiranë

Vdes 14-vjeçari ra nga kati i gjashtë i apartamentit në Tiranë

June 8, 2025
0

Peticioni i nënshkruar nga 197 mijë e 175 qytetarë në change.org, duket se ka pasur sukses. Apple ka vendosur Kosovën në hartat e saj.

Kjo është bërë e ditur në faqen change.org ku edhe është nënshkruar peticioni.

Nismës për vendosjen e Kosovës në hartat e Apple, përveç qytetarëve, i ishin bashkuar edhe shumë kosovarë suksesshëm nëpër botë.

Ndër emrat e njohur që kishin kërkuar vendosjen e Kosovës në hartat e Apple ishin edhe këngëtaret Rita Ora, Dua Lipa e Bebe Rexha.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Ato kishin shpërndarë nëpër profilet e tyre në rrjetet sociale kërkesën ndaj Apple, për ta vendosur Kosovën në hartë.

Por përveç të famshmëve, të zëshëm ishin edhe qytetarët të cilët të zhgënjyer nga Apple për mosvendosjen e Kosovës në hartat e tyre, kishin kërkuar me ngulm që Kosova të jetë pjesë e këtyre hartave.

Fushatës për vendosjen e Kosovës në hartat e Apple i ishin bashkuar edhe politikanët kosovarë.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, kishte thënë se aplikacionet e Apple janë zhvilluar në Kosovë, prandaj qartazi Kosova është pjesë e botës së Apple.

“Shumë nga aplikacionet tuaja në App Store janë zhvilluar në Kosovë, me shumë tjera që do të zhvillohen pasi ju i bëtë shërbimet tuaja të qasshme këtu. Apple, Kosova është qartazi pjesë e botës tuaj, të sigurohemi që të kemi mundësi ta shohim atë edhe në hartën tuaj”, kishte shkruar Osmani.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, bashkë me homologun e saj në Shqipëri, Gent Cakajn, i kishin dërguar një letër drejtorit ekzekutiv të Kompanisë Apple, z. Tim Cook, për t’i kërkuar marrjen e masave për të vendosur kufijtë e Kosovës në në shërbimin e Apple Maps.

“Në bashkërendim të plotë me Ministren e Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, znj. Meliza Haradinaj-Stublla, sot i kam dërguar një letër drejtorit ekzekutiv të Kompanisë Apple, z. Tim Cook, për t’i kërkuar marrjen e masave të nevojshme për të paraqitur kufijtë e saktë të Republikës së Kosovës në shërbimin e Apple Maps. Republika e Kosovës është njohur prej shumicës së shteteve të botës demokratike dhe, ashtu siç ka vendosur vetë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, shpallja e pavarësisë së Kosovës është në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtar. Ndaj, presim që Apple Inc. të marrë vendimin e drejtë duke vendosur kufijtë e Republikës së Kosovës në hartat e shërbimeve të saj”, kishte shkruar Cakaj

Share1TweetSendShareSend

Related Posts

EMRAT/ Këta janë të arrestuarit për fajde në Prizren e Suharekë -Video
Lajme

Përleshje mes vëllezërve në Prishtinë, njëri përfundon në spital

June 8, 2025
2
Vdes 14-vjeçari ra nga kati i gjashtë i apartamentit në Tiranë
Lajme

Vdes 14-vjeçari ra nga kati i gjashtë i apartamentit në Tiranë

June 8, 2025
0
Alarmante: Rekord i viktimave dhe rasteve të reja me Covid në Shqipëri
Lajme

15-vjeçari qëllon në kokë kandidatin për president

June 8, 2025
1
Kush provoj për Bajram në veri të vendit me nxitë përçarjes
Lajme

Kush provoj për Bajram në veri të vendit me nxitë përçarjes

June 8, 2025
6
Të shtëna me armë zjarri në Fushë Kosovë
Lajme

Të shtëna me armë në Vushtrri

June 8, 2025
5
Ish-dhëndrri e plagosë  me armë mikun në Gjakovë
Lajme

Tri vajza të mitura tentojnë të arratisen nga një strehimore në Lipjan

June 8, 2025
5
Next Post
Detaje për rastin e 18-vjeçarit nga Dragashi që u mbyt në liqen

Detaje për rastin e 18-vjeçarit nga Dragashi që u mbyt në liqen

Më të fundit

  • Përleshje mes vëllezërve në Prishtinë, njëri përfundon në spital
  • Vdes 14-vjeçari ra nga kati i gjashtë i apartamentit në Tiranë
  • 15-vjeçari qëllon në kokë kandidatin për president
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi